Mediet ruse mbështesin Serbinë edhe pas sulmit terrorist në veri

29 shtator 2023 | 10:47

“Një ngjyrë, një besim, një gjak” është mbishkrimi që kanë vendosur disa media ruse në billborde, në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Fotot me billbordeve i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për çka ka thënë se është “skenar i vjetër”.

Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

“Pas përshkallëzimeve të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: ‘një ngjyrë, një besim, një gjak’. Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, ka shkruar ajo në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në Podujevë janë gjetur 260 bimë të llojit…