Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

29 shtator 2023 | 12:16

Një person ka mbetur i plagosur sot rreth orës 11:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, si pasojë e gjuajtjes me armë nga një person tjetër.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovëa për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë veprimet e nevojshme.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se “hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin…