Digjet një banesë në Fushë Kosovë, dy qytetarë dhe dy policë pranuan tretman mjekësorë

29 shtator 2023 | 13:31

Një zjarr ka përfshirë një objekt (banesë) sot rreth orës 12:00 në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se  një objekt (banesë) në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu ajo theksoi se zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe aktivisti rus, Alexei Navalny…