Të paktën 55 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

29 shtator 2023 | 14:13

Të paktën 55 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

Shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie në provincën jugperëndimore Baluçistan të premten, teksa njerëzit janë mbledhur për ta festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Policia dyshon se sulmi ka qenë vetëvrasës në tubimin e besimtarëve në qytetin Mastung.

Zyrtarët kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Policia ka thënë se viktimat janë duke u transportuar në dy spitale. Ministri i Brendshëm Sarfraz Bugri e ka konsideruar shpërthimin “akt të urryer”.

Shumë pamje në rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit duke u transportuar nga emergjenca dhe banorët lokalë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë…