Ndërron jetë senatorja amerikane që kishte votuar për bombardimin e Serbisë

29 shtator 2023 | 16:26

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, Dianne Feinstein, senatore demokrate nga Kalifornia, e cila shërbyer për më shumë se tre dekada dhe ishte një pioniere për gratë në politikën amerikane. Ajo kishte votuar për bombardimin e Serbisë në vitin 1999. Feinstein ishte anëtarja më e vjetër e Senatit të ShBA-së dhe ka votuar deri të enjten. Për muaj të tërë, demokratja nga Kalifornia kishte probleme shëndetësore.

Ish-kryetarja e San Franciskos kishte njoftuar më parë planet për t’u tërhequr në fund të vitit të ardhshëm, por i rezistoi thirrjeve që ajo të jepte dorëheqjen.

Feinstein ishte e njohur si një avokate e zëshme për masat e kontrollit të armëve dhe një mbështetëse e madhe e ndalimit të armëve të nënshkruar në ligj nga presidenti Bill Clinton më 1994.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk do të ketë në…