Subvencioni i teksteve shkollore, MAShTI: Pagesat e aplikantëve janë ende duke u kryer

29 shtator 2023 | 17:09

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë me dije se në platformën “e-Kosova” kanë aplikuar 191 483 persona, nga të cilët, 111 745 aplikime janë për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79 738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.

Ndërsa Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.

MAShTI ka theksuar se nga grupi punues janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97 për qind të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se kanë zgjedhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore.

“Deri më tani në adresë të MAShTI, nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore. Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma ‘e-Kosova’ do të qëndrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat”, ka njoftuar MAShTI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të kënaqur me punën e…