Arben Gashi: Vila e Radojiçiqit të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës

29 shtator 2023 | 20:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që vila luksoze e kryeterroristit Milan Radojiçiqit, afër Ujmanit, të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës në veri.

“Keto objekte duhet te perdoren si stacion i Policise se Kosoves”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar një aksion të përbashkët në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, ku kanë sekuestruar një mori pronash të tij.

Sot Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni i vilës së kryeterroristit Milan Radojiçiq, i cili edhe e pranoi publikisht se ka qenë pjesë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një vendimi që e bëri publik të premten pasdite,…