Në dy raste të ndara, arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike

30 shtator 2023 | 12:55

Njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.

Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në fshatin Stanovc, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike prej 2.3 gram.

Ndërsa në rastin e dytë në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike prej 80 gramë.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të…