![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/aksident-me-fatalitet-n-euml-pej-euml-dy-t-euml-vdekur-dhe-nj-euml-i-l-euml-nduar-r-euml-nd-euml-foto_hd-780x439.jpg)
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
01 tetor 2023
| 09:22
Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se personi është gjetur i shtrirë në rrugë.
“Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.