Delawie: Vajtojmë humbjen e McCainit, patriot amerikan dhe mik i Kosovës

26 gusht 2018 | 19:24

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e ish-senatorit amerikan John McCain.

Përmes një postimi në “Twitter” ai ka thënë se McCain ishte një mik i Kosovës dhe Ballkanit.

“Vajtojmë humbjen e John McCainit, patriot amerikan dhe mik i mirë i Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar ai.

McCain ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare për shkak të kancerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan John McCain ka vdekur pas një beteje 10-mujore…