Së paku 7 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Spanjë

01 tetor 2023 | 12:46

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, ka njoftuar kryetari i këtij qyteti, Jose Ballesta.

Ai ka shtuar se ekipet e shpëtimi janë ende duke kërkuar njerëz të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit.

Zjarri ka nisur në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, ka njoftuar shërbimi emergjent në rrjetin social “X”.

Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.

“Numri i të vdekurve brenda klubit të natës në Atalayas ka arritur në shtatë. Ndihemi të shkatërruar”, ka thënë Jose Ballesta për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur.

Ai ka thënë se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se zjarri është vënë nën kontroll tani.

Ballesta ka thënë se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jerome Boateng mund të rikthehet sërish te Bayern Munichi. Nga…