Krasniqi: Protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997 kishte dridhur themelet e Jugosllavisë

01 tetor 2023 | 13:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar protestën emblematike të studentëve, e cila ishte mbajtur më 1 tetor të vitit 1997.

Ai ka thënë se kjo protestë kishte dridhur themelet e Jugosllavisë.

Krasniqi ka thënë se mesazhi i protestës së 1 tetorit ishte: “Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviqit”.

“Sot shënojmë 26-vjetorin e protestës emblematike të studentëve, e cila, me 1 tetor të vitit 1997, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mesazhin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviqit. Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur. Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori! Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka…