Rama: Sulmi terrorist në Ankara, akt i neveritshëm

01 tetor 2023 | 13:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë.

Rama përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se ky sulm është akt i neveritshëm.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ky sulm duhet të ndihmojë shumë në Evropë të kuptojnë dhe të mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Rama.

Sulmi ka ndodhur në zonën ku gjendet afër Parlamenti turk, si dhe ndërtesa e Ministrisë së Brendshme. Lidhur me sulmet kanë reaguar liderë nga tërë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…