Papa Françesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerikëve

26 gusht 2018 | 19:29

Papa Françesku ka kërkuar falje për anëtarët e hierarkisë së Kishës Katolike të cilët “e mbajtën të fshehtë” abuzimin e klerikëve me fëmijë.

Papa gjendet në vizitë dy-ditore në Republikën e Irlandës për të festuar një Meshë në Parkun Phoenix të Dublinit, shkruan, BBC, transmeton Klan Kosova.

Në këtë rast, Papa ka kërkuar falje për “abuzimet në Irlandë, abuzimet e pushtetit dhe abuzimet seksuale” të kryera nga udhëheqësit e Kishës.

Së fundmi Kisha Katolike Irlandeze është tronditur nga zbulimi i priftërinjve pedofil si dhe nga abuzimi seksual i fëmijëve nëpër jetimore katolike.

Një ish zyrtar i lartë i Vatikanit i ka kërkuar ndërkohë Papës të japë dorëheqjen, duke thënë se edhe ai ishte në dijeni të akuzave për abuzime seksuale nga një kardinal amerikan, për pesë vite, para se të pranonte dorëheqjen e tij, muajin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiç, i ka reaguar Ambasadorit të…