Michaelis: Gjermania dhe ShBA-ja janë në koordinim të ngushtë për situatën në veri

01 tetor 2023 | 14:33

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke u koordinuar ngushtë pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Kështu ka thënë ambasadori gjerman në ShBA, Andreas Michaelis. Michaelish ka shkruar në “X” se Kosova dhe Serbia janë fuqi baruti në Evropë, dhe se duhet të meret seriozisht rreziku.

“Kosova/Serbia është një tjetër fuçi baruti në Evropë. Duhet të merret seriozisht rreziku. Koordinim shumë i ngushtë mes Gjermanisë dhe ShBA-së në ditët dhe orët e fundit. Absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”, ka shkruar Michaelis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulmues vetëvrasës shpërtheu një mjet shpërthyes në Ankara, të…