Erdogan: Terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre

01 tetor 2023 | 15:41

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë. Gjatë fjalimit të tij në Parlament ai tha se terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.

“Terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre. Kriminelët që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, tha Erdogan.

Kujtojmë që një sulmues hodhi veten në erë me një mjet shpërthyes në zemër të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën, disa orë përpara se parlamenti të rihapte punimet pas pushimit veror. Po ashtu një sulmues i dytë u neutralizua në një shkëmbim zjarri me policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur…