Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi

01 tetor 2023 | 17:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë.

Kurti u shpreh i trishtuar, ndërsa uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Dy persona dyshohet se kryen sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri u neutralizua nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi u ndal edhe tek Kristjan Asllani pas fitores…