Sahiti publikon listën për IHF Trophy

01 tetor 2023 | 17:28

Gara IHF Trophy mbahet edhe për hendbollistet e grupmoshës U19 (junioret). IHF Trophy për zonën evropiane do të zhvillohet në Prishtinë prej 11 deri më 15 tetor.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori”, ndërsa Kombëtarja jonë U19, ashtu si ajo U17, do ta kërkojë suksesin. Përmes IHF Trophy mund të sigurohet kualifikimi në Botërorin e grupmoshës përkatëse.

Trajneri i Kombëtares U19, Granit Sahiti, ka publikuar listën e lojtareve për garën IHF Trophy. Sahiti është bazuar në lojtaret që u paraqiten gjatë verës në Kampionat Evropian dhe që ka një kohë që luajnë së bashku.
Në grupmoshën U19 garojnë Kosova, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Malta.

Më 11 tetor, Kosova U19 luan me Bullgarinë. Më 12 tetor takohet me Britaninë e Madhe, ndërsa më 13 tetor me Maltën. Më pas janë edhe ndeshjet për plasman final. Kombëtarja U19 grumbullohet më 6 tetor në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, e ka quajtur…