Deçanasi lë futbollin dhe Policinë e Kosovës, migron në Gjermani

01 tetor 2023 | 18:45

Albian Dobrunaj është nga Deçani. Albiani është polic i Kosovës dhe kujdeset për rendin dhe ligjin në vendlindjen e tij. Albioni është edhe sportist i dalluar. Ai merret me futboll dhe është lojtar aktiv i K.F. “Besa” nga Irzniqi.

Por Albiani ka lënë pas edhe futbollin dhe uniformen e Policisë për të migruar në Gjermani për një jetë më të mirë. Paga jo e dinjiteshme në Policinë e Kosovës dhe vështirësitë ekonomike e kanë shtyrë të riun deçanas të migroj.

Kështë është bërë e ditur nga faqja e klubit futbollistik “Besa”.

Kryesia dhe stafi e lojtarët e klubit i kanë uruar shëndet e suksese Albianit.

“Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falenderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar i yni, poashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje!”, është shkruar në mesazhin e klubit nga Irzniqi.

Njoftimi i plotë:

Lojtari ynë Albian Dobrunaj ka lënë vendlindjen e tij, punën e Policit të Kosovës dhe ka emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë!

Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falenderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar i yni, poashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje!

#13AlbianDobrunaj ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë të…