Unë dhe familja ime më të sigurt jemi në Kosovë se në Serbi

02 tetor 2023 | 08:42

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga”, deklaroi se ai së bashku me familjen e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.

Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviqin se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët, por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, është shprehur ai për “Istraga”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se asgjë nuk do…