Alonso: Reali? Nuk kam biseduar me askënd

02 tetor 2023 | 12:00

Trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka shuar zërat që e lidhin me një kalim tek skuadra e Real Madridit.

“Është shumë herët, sapo mbyllëm shtatorin, kështu që nuk është një temë diskutimi për momentin”, ka thënë Alonso.

“Kemi përpara një sezon të tërë për ta përballur, ndaj këto thashetheme mund të ndikojnë në performancën e ekipit. Ky nuk është rasti me lojtarët e mi, të cilët e dinë se si funksionon futbolli. Këto zëra nuk kanë qenë problem për askënd. Nuk kam folur me asnjeri për diçka të tillë dhe nuk do ta bëj, për momentin nuk na intereson”, ka deklaruar Alonso.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona raportohet të kenë vdekur dhe rreth 20 të…