Kurti: Terroristët deshën të sulmojnë në 37 pozicione

02 tetor 2023 | 12:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilit ka mbetur vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se sulmi ishte pjesë e aneksimit të veriut.

Ai ka theksuar se sulmi ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.

“Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka shuar zërat…