Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

02 tetor 2023 | 15:48

Edon Zhegrova është përfshirë në ekipin e javës në Ligue 1. Ylli kosovar shkëlqeu në fitoren e Lillet ndaj Le Havre në udhëtim me rezultat 2:0.

Futbollisti ofanziv e realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 40-të, i cili ishte prej më të mirëve të javës në futbollin evropian. Përfaqësuesi kosovar e bëri një paraqitje mbresëlënëse dhe është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të ekipit të javës nga Sofascore me notën 8.5.

Më poshtë mund ta shihni ekipin ideal të javës së shtatë në kampionatin francez të futbollit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami ka thënë se regjisorët…