Hamiltoni: Nuk kam marrë kurrë një ofertë nga Ferrari

02 tetor 2023 | 16:40

Lewis Hamiltoni dhe Ferrari janë dy botë që duket se nuk do të takohen kurrë në të ardhmen. Edhe pse është përfolur shpesh për një interesim të “kokëkuqes” për pilotin britanik, kurrë nuk ka ndodhur “martesa” mes tyre.

Duket se marrëdhënia mes Hamiltonit dhe Ferrarit do të mbesë në kuadrin e fjalëve dhe thashethemeve. Ajo që e konfirmon këtë gjë është kontrata e re që shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nënshkroi me Mercedesin deri në vitin 2025. Ndërkohë që, dy pilotët aktualë të Ferrarit, Charles Leclerc e Carlos Sainz, kanë një kontratë deri në vitin 2024 me makinën italiane. “Nuk kam menduar kurrë në karrierën time që të ndryshoj skuadër”, u shpreh Hamiltoni.

“Dhe, ju konfirmoj se nuk kam marrë kurrë zyrtarisht një ofertë nga Ferrari. E pranoj që kemi pasur disa biseda rastësore, por te Ferrari njoh mjaft persona. Nuk jam ndier kurrë gati për t’u transferuar në Itali”, ka deklaruar Hamilton për “Blick”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata ETEA ka realizuar një matje statistikore gjatë muajit shtator…