Messi thërret Modriqin tek Inter Miami

02 tetor 2023 | 16:45

Ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatoviq, ka zbuluar se e ardhmja e Luka Modriqit në Real Madrid mund të jetë lëkundur.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se kroati ka disa oferta dhe njëra prej tyre është nga Inter Miami. Gjatë pushimit të fundit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, Modriq dhe David Beckham, bashkëpronar i klubit amerikan, u takuan dhe darkuan së bashku, sipas Mijatoviq. “Ai ka marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara, nga shumë ekipe dhe nga kjo në veçanti. Ai tashmë kishte një nga Arabia Saudite, por donte të qëndronte në Madrid”, ka thënë Mijatoviq.

Lionel Messi gjithashtu raportohet se është i interesuar për mundësinë që Modriqi t’i bashkohet klubit. Raporti shton se mesfushori veteran tashmë e ka bërë të qartë se ka vënë re një ndryshim në rolin e tij te Real Madridi dhe se është i gatshëm të ndryshojë ambient.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një tubimi të mbajtur pranë kampusit të UP-së, retori…