Gripshi, ‘Ylli i javës’ në Superligën e futbollit  

03 tetor 2023 | 11:07

Mesfushori i FC Ballkani, Nazmi Gripshi e ka fituar çmimin “Ylli i javës” për xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Synaj Keqi, Emin Sekiraqa, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit te skuadrës nga Suhareka, pasi në ndeshjen kundër KF Llapi kishte paraqitje briliante duke shënuar një eurogol dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitimit të tri pikëve të rëndësishme për ta marrë kreun e renditjes në Superligë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Ballkani e ndau Blerina Tmava, specialist e rrjeteve sociale në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka njoftuar konsumatorët dhe qytetarët e Kosovës…