Rama: Çmimet e ‘Internetit Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur 99 përqind

03 tetor 2023 | 11:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një lajm se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99 për qind.

Gjithashtu shtoi se është konkretizuar pas firmosje së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit, në Tiranë.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e ‘Internetit Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosje së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi kishin marrë pjesë në punimet e Kongresit zgjedhor të…