Kvaratskhelia: Ne jemi kampionët e Italisë dhe nuk kemi frikë nga Reali

03 tetor 2023 | 12:13

Napoli sonte përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvaratskhelia ka thënë se nuk ia kanë frikë skuadrës së Realit dhe se do të bëjë çdo gjë për të arritur te fitorja.

“Unë jam rritur duke parë Real Madrid në TV dhe tani ata janë rivali im në fushë dhe gjithashtu në stadiumin tonë. Është e pamundur të mos jesh i lumtur me një mbrëmje si kjo. Napoli i respekton të gjithë, por nuk ka frikë nga askush. Ne jemi kampionë të Italisë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh Kvicha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit…