KHF Istogu mëson kundërshtarin e radhës në Kupën Evropiane

03 tetor 2023 | 12:45

KHF Istogu ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar që Istogu të përballet me skuadrën e njohur sllovake, Iuventa Michalovce. Ndeshja e parë luhet në Sllovaki, ndërsa e kthimit në Kosovë. Ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane zhvillohet më 11/12 dhe 18/19 nëntor.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, kampioni ynë e eliminoi skuadrën portugeze, 1Maio/Ada.

Iuventa Michalovce ka në përbërje shumë lojtare të huaja dhe lojtare cilësore sllovake. Është skuadër e nivelit të lartë, ndërsa edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.

Ka përvojë shumë të gjatë në gara evropiane. Por istogaset kanë  synimet e tyre, ndonëse nuk e kishin fatin në short.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në tryezën e diskutimit “Procesi…