Ibra synon të bëhet trajner i Milanit

03 tetor 2023 | 13:35

Zlatan Ibrahimoviq nuk ka ndërmend të shkëputet nga Milani, por synimi i tij nuk është që të zbresë më në fushë.

Presidenti Paolo Scaloni ka menduar t’i ofrojë një rol të rëndësishëm, ndoshta edhe drejtimin e skuadrës në një të ardhme të afërt. Italianët janë të hapur për diskutime duke qenë se 42 vjeçari nga Malmo tanimë konsiderohet një legjendë e këtij klubi, ndër më të famshmit në futboll.

Duhet kujtuar se Stefano Pioli do të jetë në krye të bankinës së Milanit deri në 30 qershorin e 2025-së, një vit ku mund të jetë shansi i duhur për debutimin e suedezit si trajner.

Ibrahimoviqi asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë trajner, pasi edhe kur ishte i lënduar te Milani, shpesh herë ishte shumë aktiv nga bankina për të motivuar shokët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë opinion të kualifikuar…