Aksident në trafik, ndërron jetë një person

03 tetor 2023 | 15:16

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se me rastin tragjik është duke u marrë hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim njëjavor…