U aksidentua në vendin e punës, i riu ndërron jetë në QKUK

27 gusht 2018 | 11:09

Një 24-vjeçar me inicialet M.B ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK pas lëndimeve të rënda trupore që i kishte marrë një javë më marrë si pasojë e rrëzimit gjersa ishte duke punuar në ndërtimtari.

Sipas policisë rajonale të Pejës ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashicë të Komunës së Istogut.

Është bërë me dije se në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të intervistohen familjarët rreth ndonjë dyshimi të mundshëm në rast.

“Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi iu lirohet familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka thënë se figurat…