Grupi A: Bayerni nuk lejon befasi, Unitedi pëson humbje në ‘Old Trafford’

03 tetor 2023 | 22:56

Bayern Munchen nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj FC Copenhagen, pasi shënoi fitore me përmbysje (1-2).

Pjesa e parë përfundoi 0-0, kursen në fillim të pjesës së dytë Lerager kaloi vendasit në epërsi prej 1-0. Musiala barazoi rezultatin në 1-1, derisa zëvendësuesi Tel e vulosi fatin e ndeshjes shtatë minuta parafundit, kur realizoi për 1-2.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Galatasray e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2-3. Zaha, Akturkoglu dhe Icardi realizuan për mysafirët, derisa për vendasit shënues i dyfishtë ishte Hojlund.

Në këtë grup, Bayerni ka 6 pikë, Galata ka 4 pikë, Copenhagen ka 1 pikë dhe Unitedi zë vendin e fundit pa asnjë pikë.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka qenë gjithmonë shumë…