Lideri i partisë opozitare serbe: Serbia është në prag të sanksioneve

04 tetor 2023 | 11:27

Lideri i partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash, ka deklaruar se Serbia është në prag të sanksioneve.

Kështu, ai i ka thënë mediumit serb opozitar “N1” që Aleksandër Vuçiq duhet të japë dorëheqje.

“Serbia është në një situatë shumë të vështirë”.

“Të dy, Radojiçiqi e Veselinoviq janë dy prej njerëzve më të pasur në Serbi sot, dhe në fund ne surprizohemi se si përfunduam në një situatë ku diçka e tillë ndodhë, kanë humbur jetë, dhe Serbia i afrohet sanksioneve”, citohet të ketë deklaruar ai.

Veç kësaj, ai ka deklaruar se edhe arrestimi i Radojiçiqi është bërë me vendim të Vuçiqit.

“Prokuroria nuk ka të bëjë asgjë me këtë, ky është një vendim i Vuçiq i cili është në një situatë të pashpresë. Vuçiqi duhet të japë dorëheqje pas asaj që ka ndodhur dhe pas asaj në të cilën e drejtoi Serbinë, por një kërkesë e tillë nuk ka kuptim sepse nuk do të realizohet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit afganë…