Tifozët e Unitedit kërkojnë largimin e Onanas dhe rikthimin e De Geas

04 tetor 2023 | 13:08

Pas humbjes në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchen (4-3), Manchester United pësoi humbje 2-3 edhe nga Galatasaray brenda në “Old Trafford”, duke regjistruar kështu humbjen e gjashtë në nëntë ndeshjet e para të sezonit.

Unitedi është në krizë tashmë dhe tifozët shohin si “fajtorin” kryesor transferimin e merkatos së verës, “gardianin” kamerunas, Andre Onana.

Ata e kanë humbur durimin, teksa kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për rikthimin e David De Gea, pasi ky i fundit u largua pak muaj më parë dhe ka mbetur pa skuadër. Spanjolli e mbylli me Unitedin gjatë merkatos së verës pas 12 viteve me “Djajtë e Kuq”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje…