Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë

04 tetor 2023 | 13:16

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka qëndruar për vizitë në Bosnje, ku ka mbajtur takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s në Sarajevë.

Ristuccia gjatë kësaj vizite është takuar  edhe me komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha.

Në këtë takim është diskutuar edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe Bosnje.

Siç është thënë në njoftimin e KFOR-it, ata janë pajtuar për bashkëpunim ndërmjet NATO-s dhe BE-së për ofrimin e sigurisë në rajon.

“Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, është thënë në njoftimin e KFOR-it të publikuar në platformën “X”.

Pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator, ka bërë që NATO të marrë vendim që të rritë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

NATO-ja ka njoftuar se ka autorizuar forca shtesë nga Britania e Madhe, kështu duke rritur pranin e KFOR-it në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z.…