Ish-ministri i jashtëm: Siguria para normalizimit

04 tetor 2023 | 14:33

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së.

“Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka mirëpritur rikthimin e…