Batatina mirëpret rikthimin e Veliut: Më mungonte prezenca e tij në fushë

04 tetor 2023 | 14:31

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka mirëpritur rikthimin e futbollistit, futbollistin Valmir Veliu. 23-vjeçari u rikthye në ekipin e zemrës pas eksperiencave që i pati në Turqi me Gaziantepin dhe Istanbulsporin.

Batatina ka bërë me dije se i ka munguar Veliu, por tash së bashku do të mundohen për të shkruar historinë e klubit. “Rikthimi në momentet më vendimtare për skuadrën time sepse më mungonte prezenca e tij në fushë dhe shkathtësitë e tij individuale. Atëherë kur Llapi dëshiron të arrij të shkruaj historinë e klubit, ai është prapë me ne së bashku për të arritur gjëra madhore. ‘Legjendat’ prapë e shohin të dielën në fushën e gjelbër, këmbëshpejtin e Llapit, Valmir Veliu”, ka shkruar Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forumi Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) ka  formuar…