Ibra: Ten Hagen nuk është trajneri i duhur për Unitedin

04 tetor 2023 | 15:44

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq është i shqetësuar se trajneri Erik ten Hag nuk ka përvojën për të përballuar egon e madhe që ekziston te Manchester United.

Trajneri i “djajve” është përplasur me Cristiano Ronaldon, David de Gean dhe Xhejdën Sançon që nga ulja në stol në fillim të sezonit të kaluar.

Ish-ylli suedez i Unitedit, i cili ka qenë një nga futbollistët me egon më të theksuar në këtë sport, tha për programin e gazetarit Pirs Morgan: “Të vish nga Ajaxi te Unitedi siç bëri ai, është një ndryshim i madh. Unë kam qenë në të dyja klubet. Ju keni një lloj tjetër disipline. Ajaxi është një klub i talentuar. Ata kanë talentet më të mira në klub. Ata nuk kanë yje të mëdhenj. Cila është përvoja e këtij trajneri? Talentet e reja. Ai vjen te United, është një mentalitet tjetër. Lojtarët atje supozohet të jenë yje të mëdhenj. Unë nuk mendoj se ju i trajtoni njëlloj. Sa kohë i jepet një trajneri? Varet nga pronarët, çfarë duan ata, por nëse dëgjon tifozët, nuk ke shumë kohë sepse ata duan të fitojnë dhe unë i kuptoj sepse ata janë mësuar të fitojnë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka…