Kushtëzimi i Bekë Berishës: As bashkimin kombëtar e nuk votojë pa u plotësuar kërkesat për policinë dhe veteranët e UÇK-së

04 tetor 2023 | 15:47

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes së veteranëve të UÇK-së me kusht që të votohen ligjet ndërkombëtare.

Berisha këtë deklaratë e ka dhënë në seancën plenare të së mërkurës, teksa i është dhënë fjala para procesit të votimit të komisionerit parlamentar të FSK-së.

“Para se me e lexuar këtë tekstin me vazhduar dhe me proceduar me votimin po dua me e thënë edhe një gjë. Unë e mbështes edhe një ide të deputetit Fatmir Humollit për kërkesat e policisë, zgjidhjes së çështjes së veteranëve. Të plotësohen ose ne nuk votojmë as ligje ndërkombëtare, por jo veç ligje ndërkombëtare, por edhe bashkimin kombëtar që e ka propozuar Mimoza Kusari s’e votojë pa u plotësuar këto kërkesa të policisë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq është i shqetësuar se trajneri Erik ten…