Rangersi synon angazhimin e Lampardit  

04 tetor 2023 | 16:12

Pas “aventurave” të dështuar në Premier Ligë, te skuadrat Everton e Chelsea, duket se ardhmja e teknikut, Frank Lampard tashmë lidhet me një “aventurë” jashtë Kampionatit anglez, por sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-ylli i mesfushës së Chelsea është kandidati kryesor për t’u ngjitur në krye të bankinës së skocezëve të Rangers, me këta të fundit, që këtë javë shkarkuan tekniku, Michael Beale, pas humbjes fundjavën e fundit, ndaj rivalëve të Aberdeen.

Për këtë arsye, Lampar është kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh, ashtu si ish-rivali i tij në Premier Ligë, Steven Gerrard, i cili drejtoi skuadrën e Rangers për më shumë se dy sezone, duke rikthyer skuadrën te fitimi i titullit kampion në sezonin 2020/2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Australian Open” do të bëhet një ngjarje 15 ditore për…