![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/received_1386694985561927.jpeg)
Pianistja me renome ndërkombëtare, Lule Elezi, ka performuar në Ditën Kombëtare të Gjermanisë
04 tetor 2023
| 16:39
Manifestimi qendror me moton “Gjermania – një atdhe” u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Bingen am Rhein, Thomas Feser, e ku pianistja jonë Lule Elezi ka mbajtur një koncert recital me veprat e kompozitorëve të mirënjohur gjermanë dhe shqiptarë si Beethoven, Schumann, Dhomi etj.
Në këtë koncert ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike e kulturore në Gjermani.
Pianistja Lule Elezi ka koncertuar në vende të ndryshme të Evropës, në Kinë, Japoni, Rusi, ShBA etj.
Koncerti recital i Elezit u mirëprit me duartrokitje frenetike të të pranishmëve.
Pianistja jonë e mirënjohur Lule Elezi po vazhdon suksesshëm turin e saj të koncerteve gjithandej nëpër botë.