Mbetjet mortore në Bishtazhin të Gjakovës dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit

04 tetor 2023 | 18:02

Ministrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ekipet mjeko ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX- në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot, ekipet mjeko ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.

Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Millan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, ishte në krye të…