Trepça triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese të FIBA Europe Cup

04 tetor 2023 | 21:13

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

“Minatorët” triumfuan 77:69 kundër ekipit islandez, Tindastoll.

Kështu skuadra mitrovicase ka bërë hap gjigant drejt stinorit të rregullt të kësaj gare evropiane.

Të martën Tindastolli fitoi 69:62 ndaj Parnu të Estonisë.

Ndeshja vendimtare është të enjten prej orës 18:00 mes Trepçës dhe skuadrës estoneze Parnu.

Vetëm fituesi i grupit avancon në stinorin e rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arbnor Mujës, Antwerp, ka humbur në shtëpi me…