Kryeprokurori “në duar” të presidentes

04 tetor 2023 | 21:35

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në prill të vitit 2022 ka zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Qysh atëherë i njëjti nuk është dekretuar apo refuzuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

E prej atëherë Kosova vazhdon të operoi me ushtrues detyre. Nga njohësit e proceseve ligjore bëhet thirrje të merret një vendim në këtë rast, pasi siç thonë ata nuk ka arsye që ky proces të zvarritet edhe më tej.

Presidentja Vjosa Osmani ka mbi një vit që nuk po e dekreton kryeprokurorin e shtetit, të zgjedhur nga Këshilli Prokuorial i Kosovës.

Blerim Isufaj ishte emri i zgjedhur nga KPK-ja.

Kësisoj prej prillit të vitit të kaluar, pozita e kryeprokurorit është me ushtrues detyre të cilin e ushtron Besim Kelmendi.

E tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, avokati, Arbër Jashari thekson se tani është koha që Osmani të marrë një vendim.

“Kurrë nuk ka pasur ndonjë arsyje bindëse ligjore që ta prolongojë procesin e dekretimit të Kryeprokurorit Isufaj. Asaj thjeshtë i është dashur një shkak, por që shkak të vërtetë nuk ka pasur…është koha që Presidentja ta marrë një vendim, ngase janë shterrur të gjitha shkaqet, ndonëse ato kurrë nuk kanë qenë bindëse dhe kurrë nuk kanë qenë pengesë në aspektin ligjor që Presidentja të veprojë”, tha avokati Arbër Jashari.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konsideron se mos-veprimi i Osmanit nuk mund të zgjasë pafundësisht.

Sipas tij shumë shpejtë do të ndodh njëri nga dy opsionet e vetme për kryeprokurorin e shtetit.

Gjykata Kushtetuese, të premten e 29 shtatorit nxorri një vendim që i hap rrugë dekretimit të Blerim Isufajt si kryeprorkuror.

Kundërkandidati i Isufajt, Shqipdon Fazliu më herët i është ishte drejtuar Kushtetueses me pretendimin se vendimi i KPK-së për përzgjedhjen e Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kurse Gjykata Themelore, Apeli e Supremja kishin vendosur që padia ishte e pasafatshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi i Supremes, ndërlidhur me aktvendimin e apelit dhe të Themelores, nuk janë në kundërshtim me Të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrim nga Paolo Valentino për Corriere della Sera: Kur i…