Turisti slloven bie nga kalaja e Rozafës, humb jetën

04 tetor 2023 | 22:24

Një turist slloven ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër.

Policia thotë se 65-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kalaja e Rozafës.

Policia e Shkodrës thotë se turisti është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën”, thote policia.

Ndërkohë sipas Lapsi, një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në prill të vitit 2022 ka…