Bislimi niset për Bruksel, zbardhet agjenda e tij

05 tetor 2023 | 08:27

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar sot drejt Brukselit për të zhvilluar disa takime.

Fillimisht ai do ta prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

Më pas ai do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe me drejtorin e përgjithshëm për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Gjatë qëndrimit në Bruksel do të mbajë edhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee), ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja, njofton Zyra e Kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak…