Gjakovari ekspozon armën e zjarrit në vendin e punës, përfundon në Polici

05 tetor 2023 | 09:46

Posedimi i armëve ilegale është shndërruar në një dukuri shqetësuese në vendin tonë, që po vërtetohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e personave të armatosur, të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë, ku është arrestuar një person, pasi i njëjti ka ekspozuar një armë zjarri, në vendin e tij të punës në rrugën “Dëshmorët e Dujakës”.

Arma është konfiskuar pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vendin e tij të punës e  kishte ekspozuar një armë zjarri. Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të cilën dyshohet se e kishte ekspozuar.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeni i presidentit të amerikan, Joe Biden, Commander, nuk është…