Howe pas fitores ndaj PSG-së: Jam i lumtur për klubin dhe për tifozët

05 tetor 2023 | 11:14

Newcastle Unitedi arriti një fitore magjike në “St.James’s Park” ndaj Paris Saint-Germain (4-1), me sfidën e dytë në grupin F, të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Eddie Howe lavdëroi ekipin e tij, si dhe vuri në dukje pikat kyçe të skuadrës, në fitoren historike ndaj PSG-së.

“Mbrëmje fantastike për ne, kaq shumë histori për të folur brenda ndeshjes. Jam i lumtur për klubin dhe për tifozët, ajo që na dhanë sonte ishte e pabesueshme PSG është një ekip shumë i fortë, ndaj të cilit duhej të ishim të mirë në mbrojtje dhe më pas të rifillonim. Qëndrimi ynë ishte i shkëlqyer. Ne krijuam gjëra pozitive në pjesën e parë, me presing agresiv që është gjithashtu shenja jonë dalluese”, ka thënë Howe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka pësuar një incident me veshjen e saj…