Qytetarët njoftohen për liberalizmin e vizave, këto janë rregullat në zonën Shengen

05 tetor 2023 | 11:24

Qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të enjten dhe të premten do të kenë mundësi që të mësojnë më shumë rreth liberalizmit të vizave.

Mendi Sejdiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se qëllimi i kësaj ngjarje është marrja e informacioneve të nevojshme për të kuptuar plotësisht të drejtat në lidhje me udhëtimin në zonën Shengen.

Sipas tij, liberalizimi i vizave ka edhe rregullat që duhet të respektohen, si të mos tejkalohen 90 ditë brenda 180 ditëve, të keni pasaportë valide, qëllim të udhëtimit, mjete të mjaftueshme financiare, e gjithashtu liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë pune apo studime.

Shkeljet e rregullave të liberalizimit të vizave, mund të çojnë në pasoja serioze, përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen për deri në 5 vjet.

Nga data 1 janar 2024, qytetarët do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në zonën Shengen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë prezantimit të propozim-amendamentin Kushtetues…